Stuhi e fortë godet Stambollin, pemë të thyera e çati të shkatërruara në rrugët e qytetit

Stuhi e fortë godet Stambollin, pemë të thyera e çati të shkatërruara në rrugët e qytetit

09:36, 10/02/2021

Stambolli është goditur nga një stuhi e fortë në orët e para të mëngjesit të së martës. Mediat vendase bëjnë me dije se në shumë zona të qytetit ka pasur dëmtime të mëdha, si pemë që janë thyer e shumë çati janë shkatërruar.

Mësohet se stuhia filloi me një shi të lehtë, por më pas i gjithë qyteti u përfshi nga një stuhi e fortë që nisi të shkatërronte gjithçka që dilte përpara.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se shumë njësi tregtare janë mbyllur për shkak të rrezikut nga erërat e forta.

 

Gjithashtu, Kompania e Autobusëve të Stambollit ka njoftuar për anulimin e disa shërbime, duke përfshirë edhe linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.

Stuhia përshkoi dhe pjesë të tjera të Stambollit si Sultangazi, Gaziosmanpa?a, Bak?rköy, Ba?c?lar, Beyo?lu, Ka??thane, Bayrampa?a dhe Esenler.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco