Senati amerikan e shpalli gjyqin kundër Donald Trump si kushtetues

Senati amerikan e shpalli gjyqin kundër Donald Trump si kushtetues

08:55, 10/02/2021

Shumica e senatorëve në Senatin amerikan vendosën se gjyqi kundër ish Presidentit Donald Trump është kushtetues, pavarësisht thirrjeve nga republikanët për të pushuar çështjen, raporton CNN.

Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për marrjen e këtij vendimi, kështu që gjyqi u shpall kushtetues, pasi 56 senatorë votuan pro dhe 44 kundër.

Gjashtë senatorë republikanë votuan gjithashtu për kushtetutshmërinë e procedurës - Bill Cassidy, Susan Collins, Lisa Murkovski, Mitt Romney, Ben Sas dhe Pat Tumej.

Sipas CNN, Trump nuk është i kënaqur me prezantimin e avokatit të tij Bruce Castor, sepse ishte e nevojshme që fjala e tij hyrëse të tregonte se nuk është kushtetuese të gjykosh një president i cili nuk është më në atë pozitë.

Meqenëse ekipi ligjor i Trump u mblodh një javë më parë, nuk është e pazakontë që ata dështuan të formonin një mbrojtje bindëse brenda një kohe të shkurtër, thonë burimet e CNN.

Trump akuzohet për nxitje të rebelimit një muaj më parë duke u kërkuar mbështetësve të tij të përballen me ligjvënësit në Kapitol ndërsa ata po çertifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Protesta u kthye në një përplasje të dhunshme. Rreth 800 mbështetës të zotit Trump sulmuan autoritetet e Kapitolit, thyen dyer e dritare, plaçkitën disa zyra të Kongresit dhe u përleshën me policinë. Si pasojë pesë persona mbetën të vdekur, mes tyre një oficer i policisë së Kapitolit, si dhe një protestuese e cila u qëllua nga një oficer policie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco