Francë, 5 arrestime për kërcënimin me vdekje të adoleshentes që kritikoi Islamin

Francë, 5 arrestime për kërcënimin me vdekje të adoleshentes që kritikoi Islamin

07:25, 10/02/2021

Paris - Pesë persona janë arrestuar me dyshimin se kërcënuan me vdekje një adoleshente franceze e cila postoi video kritikuese ndaj Islamit, thanë prokurorët.

Mila, 17 vjeçe, u detyrua të ndryshojë shkollën vitin e kaluar pasi një video në Instagram për miqtë e saj në të cilën ajo kritikoi Islamin u shpërnda gjerësisht në mediat sociale.

Ajo më pas postoi një video tjetër në faqen e mediave sociale TikTok nëntorin e kaluar e cila nxiti një valë të re kërcënimesh në internet.

Ajo po merrte gati 30 mesazhe urrejtjeje në një minutë për një moment, tha avokati i saj.

Task forca e Francës  për krimet e urrejtjes e mori përsipër çështjen.

Mila, e cila njihet në Francë vetëm me emrin e saj, është me origjinë nga rajoni lindor Isere. Historia e saj ka ringjallur debatin në vend për lirinë e fjalës, si dhe mbrojtjen e nxënësve nga ngacmimet në internet.

Një mësues u vra tetorin e kaluar afër shkollës së tij afër Parisit, disa ditë pasi tregoi karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë duke diskutuar lirinë e shprehjes.

Që nga komentet e saj fillestare të ashpra, që u bënë në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram në janar 2020, Mila mori më shumë se 50,000 mesazhe urrejtjeje, raportoi Le Figaro muajin e kaluar.

Avokati Richard Malka tha se Mila jetonte e fshehur sikur të ishte "në një bunker" dhe po merrte rreth 30 mesazhe urrejtjeje në minutë.

Ndër vërejtjet e saj origjinale, ajo e përshkroi Islamin si një "fe të urrejtjes".

"Ajo kurrë nuk bëri ndonjë koment racist, thjesht përdori fjalë adoleshente që ishin pak vulgare," tha avokati.

Grupi online për mbrojtjen e fëmijëve E-Enfance tha se detajet e kontaktit të Mila ishin zbuluar dhe çështja e adoleshentes kishte bërë që më shumë mesazhe të shkëmbeheshin në internet sesa për një ngjarje si Kupa Botërore Fifa.

Dy hashtag kanë dalë, një në mbështetje për adoleshenten dhe një tjetër në opozitë: #JeSuisMila (Unë jam Mila) dhe #JeNeSuisPasMila.

Mila dhe familja e saj u vunë nën mbrojtjen e policisë dhe Presidenti Emmanuel Macron doli në mbrojtje të saj duke këmbëngulur që sipas ligjit francez "ne kemi të drejtë të blasfemojmë".

Më pas Mila u dërgua në një shkollë tjetër.

Ndërsa një numër njerëzish u ndoqën penalisht për kërcënimin e saj vitin e kaluar, një 23-vjeçare u dërgua në muaj burg tetorin e kaluar.

Muajin pasardhës, Mila postoi një video tjetër të cilën së shpejti ajo e hoqi dhe u ankua se kishte marrë kërcënime me aludime për vrasjen e profesorit Samuel Paty në tetor.

Ministrja e Barazisë Marlène Schiappa tha se nuk ishte më një polemikë por persekutim i një të mituri.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin shkroi në Tëitter të martën se pesë persona ishin në paraburgim për bërjen e kërcënimeve me vdekje dhe ai shtoi se "në total, 13 individë janë arrestuar si pjesë e kësaj çështje që nga shkurti 2020".

Të arrestuarit janë të moshës midis 18 dhe 29 vjeç dhe nga zona të ndryshme të Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco