Holanda përjeton stuhinë e parë te borës në 10 vjetët e fundit, ja disa pamje

Holanda përjeton stuhinë e parë te borës në 10 vjetët e fundit, ja disa pamje

16:15, 09/02/2021

Holanda është goditur nga stuhia e parë e madhe e borës në dekadën e fundit, duke bërë që shkollat dhe qendrat e vaksinimit të mbyllen.

Stuhia Darcy e ka përfshirë Evropën Veriperëndimore, duke i mbuluar me borë Holandën, Gjermaninë dhe Holandën. Temperaturat kanë rënë dhe qarkullimi në rrugë është vështirësuar.

Autoritetet në Holandë e aktivizuan alarmin e kuq pas stuhisë së borës, e cila bëri që temperatura të zbriste në – 6 gradë, shkruan Daily Mail.

Ishte planifikuar që shkollat të rihapen pas një jave të mbylljes shkaku i pandemisë, por autoritetet dhanë urdhër që shkollat të mbesin të mbyllura për shkak të motit ekstrem.

Qendrat e testimit dhe vaksinimit për Covid-19 në së paku tetë qyteza, përfshirë Haarlemin dhe Del Helderin.

Ndërkohë në Gjermani, kamionët mbetën të bllokuar në autoudhën A4 për shkak të reshjeve të borës. Edhe operatori i hekurudhave tha se disa shërbime janë pezulluar në pjesët qendrore dhe veriore të vendit.

Ndryshe, sot kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora.

Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt. KQZ ditë më parë ka njoftuar se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco