Tensionohet situata në Mianmar, policia përdor plumbat e gomës

Tensionohet situata në Mianmar, policia përdor plumbat e gomës

12:39, 09/02/2021

Policia në Mianmar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në përpjekje për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues, të cilët po kundërshtojnë marrjen e pushtetit nga ana e ushtrisë.

 Raportohet se policia ka përdorur edhe uji dhe plumba gome ndaj protestuesve.

Kjo është dita e katërt e protestave masive, pavarësisht paralajmërimit nga ana e ushtrisë se do të ndërmarrë veprime kundër protestave që kërcënojnë “stabilitetin” e vendit.

Udhëheqësi ushtarak Min Aung Hlaing të hënën tha se askush nuk është mbi ligjin, megjithëse ai nuk përmendi drejtpërdrejtë protestuesit.

Ushtria ka ndaluar tubimin e më shumë se pesë personave në kryeqytetin e Mianmarit dhe zona tjera ku po organizohen protesta. Gjatë natës është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco