Të vetëdijshëm për abuzimet, Holanda ndalon rreptësisht birësimet

Të vetëdijshëm për abuzimet, Holanda ndalon rreptësisht birësimet

20:52, 08/02/2021

Pasi një hetim zbuloi se ka shumë abuzime, Holanda do të pezullojë të gjitha birësimet nga jashtë territorit të saj.

Nga raportimet, hetimi u përqendrua në birësimin e fëmijëve nga Bangladeshi, Brazili, Kolumbia, Indonezia dhe Siri Lanka. Abuzimet përfshinin detyrimin ose pagimin e nënave për të braktisur fëmijët.

Ministri për Mbrojtjen Lokale Sandwr Dekker, tha se qeveritë holandeze kishin dështuar për vite me radhë për të ndërhyrë.

Me anë të një njoftimi, komiteti hetimor tha se zyrtarët e qeverisë holandeze ishin të vetëdijshëm në lidhje me abuzimet, megjithatë nuk kishte prova të mjaftueshme për të ndërhyrë.

“Qeveria nuk ka bërë atë që duhet të pritet prej saj. Duhet të kishte një rol më aktiv në parandalimin e abuzimit. Përgjimet e hetimit janë të dhimbshme. Unë i kërkoj falje të birësuarve, në emër të gjithë kabinetit”, u shpreh Dekker.

Një grua holandeze, e cila po kërkon prindërit e saj biologjikë në Indonezi, tha për BBC se e mirëpret vendimin e qeverisë, duke shtuar se sistemi aktual ka inkurajuar trafikimin e fëmijëve.

“Adoptimi holandez ende po bazohet në një procedurë nxitje parash dhe kjo motivon trafikimin. Sot birësimi është akoma i përqendruar te prindërit birësues që janë në kërkim të një fëmijë. Por në fakt duhet të jetë e kundërta”, u shpreh 45-vjeçarja Widya Astuti Boerma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco