Për uljen e dioksidit të karbonit nga atmosfera e Tokës, Musk i ofron 100 milionë dollarë

Për uljen e dioksidit të karbonit nga atmosfera e Tokës, Musk i ofron 100 milionë dollarë

17:58, 08/02/2021

Bosi dhe miliarderi i Teslas, Elon Musk ka ofruar 100 milionë dollarë në një konkurs global për të gjetur mënyra për t’i ulur emetimet e dioksidit të karbonit nga atmosfera e Tokës.

Musk, gjithashtu pronar i SpaceX, fillimisht në janar shkroi në Twitter për çmimin, edhe më pas njoftoi se së shpejti do t’i publikonte detajet e konkursit. 

“Ky nuk është një konkurs teorik; ne duam skuadra që do të ndërtojnë sisteme reale që do të kenë një ndikim të matshëm edhe në nivelin gigaton”, tha Musk.

Udhëzimet e hollësishme do të publikohen më 22 prill dhe konkursi do të zgjasë për katër vjet, deri në Ditën e Tokës më 2025, njoftoi organizatori i konkursit XPrize. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco