Gjykata serbe i jep të drejtë  fyerjes institucionale ndaj shqiptarëve, reagon Shaip Kamberi

Gjykata serbe i jep të drejtë fyerjes institucionale ndaj shqiptarëve, reagon Shaip Kamberi

16:59, 08/02/2021

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, tregon se gjykata serbe i jep të drejtë  fyerjes institucionale ndaj shqiptarëve.

Ai kërkon të reagojnë BE-ja, SHBA-ja  dhe vendet e rajonit ndaj këtij precedenti të rrezikshëm për minoritetet në Ballkan. 

"Sot, Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptari” në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: “albanci”, tha deputeti shqiptar në Serbi.

Shaip Kamberi, shtoi se duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti.  
Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!

Sipas tij në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak”, unë  kam filluar ndërmarrjen e veprimeve institucionale në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar.

Ftoj autoritetet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të rajonit, që të reagojnë ndaj Beogradit për ta ndaluar institucionalizimin tashmë edhe juridik të gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve në Serbi.

"Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë në Beograd është precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor", tha deputeti Shaip Kamberi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco