Cungu  kërkon zgjedhje lokale të parakohshme në Ulqin

Cungu kërkon zgjedhje lokale të parakohshme në Ulqin

13:21, 08/02/2021

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu  lidhur me pensionimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, ka thënë se në rrethanat e reja, për shkak të qytetarëve të Ulqinit, do të ishte më e mirë të thirren zgjedhje lokale të parakohshme.

"Premtimi parazgjedhor nga viti 2018 se nuk do të ketë zhvillim të Ulqinit pa DPS në krye të Komunës, nuk është realizuar dhe nuk ka gjasa që ndonjë gjë e rëndësishme  mund të realizohet për më pak se 12 muaj të cilat kanë mbetur deri në fund të këtij mandati". Kjo është arsyeja përse Forca e Re Demokratike beson se mënyra më e mirë për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet lokale të parakohshme" - tha Cungu.

Ai deklaroi se problemet me të cilat ballafaqohet komuna janë të mëdha - duke filluar nga situata e vështirë financiare e Komunës dhe organeve të saj, e vazhduar te vonesat në zbatimin e investimeve në infrastrukturë që veç janë të dakorduara, e deri në vonesat në ristrukturimin dhe funksionimin e të gjitha ndërmarrjeve publike që janë në gjendje tejet të vështirë.

“Duke e njohur mirë situatën në Ulqin, posaçërisht në financa, disa herë kemi tërhequr vëmendjen e partnerëve tanë, por pa sukses. Prandaj, Forca nuk e mbështeti rebalancin e buxhetit për vitin e kaluar ose buxhetin e këtij viti" - tha Cungu. 

Ai kujtoi se partia e tij i ka vëzhguar problemet nga për së afër gjatë gjithë kohës.

“Votat tona kundër u konsideruan si pengesë në zhvillimin e Komunës. Fatkeqësisht, sot, numrat dhe rezultatet tregojnë se ishim në të drejtë," tha kryetari i Forcë së Re Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco