Turqia provokon Greqinë, tanket ‘Leopard2’ kalojnë lumin Evros kufij me shtetin helen

Turqia provokon Greqinë, tanket ‘Leopard2’ kalojnë lumin Evros kufij me shtetin helen

10:09, 08/02/2021

Forcat tokësore turke kanë kryer një stërvitje të gjerë ditët e fundit në kufi me Greqinë duke futur në lëvizje një numër të madh tankesh.

Gjatë stërvitjes ata kanë simuluar kalimin e një lumi nga tanket e fuqishëm “Leopard2”, gjë që ka shqetësuar mjaft Greqinë, për faktin se thuajse i gjithë kufiri tokësor mes dy vendeve përbëhet nga një lum

Bëhet fjalë për lumin Evros, kalimin e të cilit turqit e simuluan gjatë stërvitjes.

Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.

Në vitet e fundit , Turqia ka forcuar pajisjet e saj të nevojshme ushtarake për "tejkalimin dhe kalimin e barrierave të ujit", ndërsa në intervale të rregullta kryen stërvitje me pikwn e vetme tw ndarjes kufitare me Greqinë.

"Gjatë stërvitjes, aftësitë e fortifikimit të trupave, pajisjet e tranzitit dhe aftësia e tyre për të kryer operacione të përbashkëta u testuan me sukses," komentoi një raport në TRT

Një lëvizje e tillë është parë si provokim nga Greqia, pasi i vetmi vend me të cilin Turqia ndahet me lum dhe që duhet ta kalojë në rast lufte është pikërisht shteti helen.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco