Së paku 14 të vdekur e 150 të zhdukur pas përplasjes së një akullnaje në Indi

Së paku 14 të vdekur e 150 të zhdukur pas përplasjes së një akullnaje në Indi

09:54, 08/02/2021

Së paku 14 persona kanë vdekur dhe 150 janë zhdukur pasi një akullnajë është përplasur në një digë dhe ka shkaktuar vërshime masive në veri të Indisë, raporton BBC.

Diga e dëmtuar lejoi rrjedhjen e sasisë së madhe të ujit nëpër një luginë në shtetin Uttarakhand.

Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punëtorë nga dy hidrocentrale në atë zonë.

Qindra ushtarë me helikopterë janë dërguar në zonë për t’i ndihmuar ekipet e shpëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco