Rritet çmimi i veturave të përdorura në Gjermani

Rritet çmimi i veturave të përdorura në Gjermani

09:27, 08/02/2021

Çmimi i veturave të përdorura në Gjermani ka filluar të rritet si pasojë e COVID-19.

Mesatarisht, blerësit e një veture të përdorur duhet të paguajnë rreth 800 euro më shumë se në janar 2020, sipas të dhënave të mbledhura nga AutoScout24.

Aktualisht, vetëm shitja e veturave elektrike të subvencionuara nga shteti po rritet, ndërsa nga ana tjetër, veturat e përdorura po bëhen më të shtrenjta.

Indeksi i çmimeve të veturave të përdorura, shkurt AGPI, regjistroi një rritje të çmimeve në fund të vitit të kaluar, ndërsa në fillim të këtij viti kjo rritje u tejkalua ndjeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco