Autoritetet indiane kanë filluar një operacion kërkimi të dielën pasi një pjesë e një akullnaje të Himalajeve u shemb.
Për pasojë, u shkaktua një përmbytje masive uji dhe mbeturinash që u përplasën në dy diga duke dëmtuar edhe një numër banesash. Mediat raportojnë se të paktën 14 persona humbën jetën ndërsa 170 të tjerë rezultojnë të humbur.
Përmbytja u shkaktua kur një pjesë e akullnajës Nanda Devi u shemb në zonën Tapovan të shtetit verior të Uttarakhand të dielën në mëngjes.
Si pasojë e shembjes, është shkatërruar hidrocentrali Rishiganga në lumin Alaknanda, ndërsa hidrocentrali Dhauliganga në lumin Dhauliganga është dëmtuar, tha Vivek Pandey, zëdhënës i Policisë Paraushtarake të Policisë Kufitare Indo-Tibetane.
Dy lumenjtë që rrjedhin nga Himalajet, takohen përpara se të bashkohen me lumin Ganges. Pandey tha se 12 punëtorë të bllokuar brenda një tuneli në projektin Dhauliganga u shpëtuan dhe morën ndihmën e parë.
140 punonjës të tjerë në të dy impiante rezultojnë të humbur shtoi Pandey.
IAF Mi-17 & Chinook helicopters from Chandigarh and elsewhere on standby for search & rescue ops in #Uttarakhand. Will be required very soon given the devastation. Prayers. pic.twitter.com/sFok7pouKO
— Shiv Aroor (@ShivAroor) February 7, 2021
© SYRI.net