Shembja e akullnajës në veri të Indisë, 14 viktima e 170 të zhdukur

Shembja e akullnajës në veri të Indisë, 14 viktima e 170 të zhdukur

09:00, 08/02/2021

Autoritetet indiane kanë filluar një operacion kërkimi të dielën pasi një pjesë e një akullnaje të Himalajeve u shemb.

Për pasojë, u shkaktua një përmbytje masive uji dhe mbeturinash që u përplasën në dy diga duke dëmtuar edhe një numër banesash. Mediat raportojnë se të paktën 14 persona humbën jetën ndërsa 170 të tjerë rezultojnë të humbur.

Përmbytja u shkaktua kur një pjesë e akullnajës Nanda Devi u shemb në zonën Tapovan të shtetit verior të Uttarakhand të dielën në mëngjes.

Si pasojë e shembjes, është shkatërruar hidrocentrali Rishiganga në lumin Alaknanda, ndërsa hidrocentrali Dhauliganga në lumin Dhauliganga është dëmtuar, tha Vivek Pandey, zëdhënës i Policisë Paraushtarake të Policisë Kufitare Indo-Tibetane.

Dy lumenjtë që rrjedhin nga Himalajet, takohen përpara se të bashkohen me lumin Ganges. Pandey tha se 12 punëtorë të bllokuar brenda një tuneli në projektin Dhauliganga u shpëtuan dhe morën  ndihmën e parë.

140 punonjës të tjerë në të dy impiante rezultojnë të humbur shtoi Pandey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco