VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm trondit Athinën

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm trondit Athinën

08:25, 08/02/2021

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Athinë rreth orës 23.00 dhe pothuajse i gjithë kryeqyteti ka mbetur në errësirë mbrëmjen e djeshme.

Në pamjet janë publikuar në mediat greke, duket një flakë e fuqishme e cila ka rënë në një nënstacion që furnizon me energji të gjithë kryeqytetin.

Referuar mediave greke shpërthimi ka ndodhur në zonën e Aspropirgos në nënstacionin qendror që furnizon me energji Athinën.\

Sipas vlerësimeve të para, zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër në një nga katër autotransformatorët, që bëri që i gjithë nënstacioni të dilte jashtë funksionit.

I menjëhershëm ishte mobilizimi i Shërbimit Zjarrfikës, i cili mbërriti në vendngjarje fillimisht me 12 zjarrfikës dhe 4 automjete.

Më tej pati një shërbim të shtuar të ekipeve të zjarrfikësve, të cilët mundën që të vinin nën kontroll zjarrin dhe të rikthenin energjinë elektrike në një pjesë të mirë të Athinës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco