Zjarri bëri shkrumb e hi jo vetëm fermën, por edhe bagëtinë në Vuthaj

Zjarri bëri shkrumb e hi jo vetëm fermën, por edhe bagëtinë në Vuthaj

20:41, 06/02/2021

Mëngjesin e sotëm familja e Arif Çelajt ne fshatin Vuthaj, komuna e Gucisë u zgjua e tronditur duke parë stallën e bagëtisë të bërë shkrumb e hi. Gjithçka që gjendej  brenda këtij objekti , si bagëti, ushqimi i bagëtisë, mjetet e punës etj, i shkatërruan flakët e zjarrit në tërsi.

Informacion zyrtar mbi shkaqet e zjarrit nuk ka, mirëpo dëmet  për familjen Çelaj janë të konsiderueshme .

Intervenimi i zjarrfikësve ishte i menjëhershëm (posa u lajmëruan arritën te vendi i ngjarjes) megjithatë ishte e pamundur të shpëtonin bagëtinë dhe gjërat tjera materiale.

Policia në vendin e ngjarjes ka dal në orën 7-të, të mëngjesit, ndërkaq hetuesia dhe ekspertet policor në vendngjarje arritën në ora 12-të.

Për banorët e fshatit Vuthaj ndodhitë e kësaj natyre të dy viteve të fundit që nuk ishin edhe të pakëta ngrehin dyshime te shumëta edhe në organet përgjegjëse të shtetit, për mos zbulimin e asnjë rasti të krimeve të kësaj natyre.

Mos efikasiteti i policisë për rajonin e Plave Gucisë është shqetësues, deklarojnë banorët e fshatit Vuthaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco