Ka shpërthyer sërish vullkani Etna, duke ndriçuar fuqishëm qiellin e Katanias.
Nga pamjet filmike të publikuara nga mediat italiane vihet re se si rrëke llave u ngritën lart, për të zbritur më pas shpateve të malit.
Shpërthimi ishte parashikuar dhe zona pranë tij ishte nën mbrojtjen e nevojshme, e si pasojë nuk pati asnjë problem për popullatën.
Sipas mediave vendase, llava përfundoi në një luginë të pabanuar, ndërsa hiri i vullkanit mbërriti në qytetet pranë tij.
Është hera e dytë brenda dy muajve të fundit që ka pasur shpërthime të fuqishme. Vullkani në malin Etna është edhe vullkani më aktiv i Evropës. Vullkani mund të shpërthejë disa herë në vit, duke dhënë pamje të jashtezakonshme, duke hedhur llavë dhe hi mbi ishullin Mesdhetar të Siçilisë.
Shpërthimi i fundit i madh, që kërcënonte qytetin e vogël të Linguaglossa, ishte në 2002, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
© SYRI.net