Një djalë 10 vjeç dhe një grua i heqin borën makinave të mjekëve në ShBA në shenjë falënderimi për punën e tyre

Një djalë 10 vjeç dhe një grua i heqin borën makinave të mjekëve në ShBA në shenjë falënderimi për punën e tyre

16:22, 06/02/2021

Një djalë 10 vjeç, i quajtur Christian Stone, dhe një mike e familjes së tij, u larguan borën rreth 80 veturave të stafit shëndetësor pas një stuhie bore në ShBA në shenjë falënderimi për punën e tyre të madhe gjatë pandemisë.

Christian dhe Abbey Meeker shkuan në spitalin Ëesterly në kohën kur bëhet ndërrimi i mjekëve, kur ata dilnin nga ndërtesa dhe shkonin në parking, shkruan CNN.

 “Ai është i zgjuar përtej moshës që ka. Është partneri im në krim”, tha me shaka zonja Meeker.

Sipas saj, djaloshit i pëlqen ndihma ndaj njerëzve dhe ka pastruar rrugët para shtëpisë falas para se të dy të shkonin në spital për ta bërë gjestin e bukur.

Një punëtore e spitalit tha se u habit pse vetura e saj ishte aq e pastër kur doli nga puna të martën në mëngjes. “E vetmja gjë që u desh ta bëj ishte të futem brenda dhe të largohem”, tha ajo, duke shtuar se iu nevojitën tre orë për të arritur në shtëpi për shkak të motit me borë.

Disa punëtorë të spitalit iu ofruan të holla dy personave që ua hoqën borën nga veturat. Djaloshi pranoi 20 dollarë nga dy infermiere këmbëngulëse, të cilat i thanë se do t’i hidhërohen, nëse nuk i pranon paratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco