Dy tigra mbysin një punëtor dhe arratisen nga një kopsht zoologjik në Indonezi

Dy tigra mbysin një punëtor dhe arratisen nga një kopsht zoologjik në Indonezi

15:22, 06/02/2021

Një tigër Sumatran u qëllua me armë, pas së cilës gjë edhe ka ngordhur ndërsa një tjetër është ende në gjendje të lirë pasi ata u arratisën nga një kopsht zoologjik në ishullin Borneo, duke lënë një punëtor të kopshtit zoologjik të vdekur.

Sipas medieve të huaja, tigrat, rreth 18 muajsh, u arratisën nga kopshti zoologjik Sinka në qytetin Singkawang të Indonezisë, të premten vonë pasi disa ditë shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi një rrëshqitje të tokës dhe hapi një tunel që lejonte daljen e tyre.

Një punëtor i kopshtit zoologjik 47-vjeçar u gjet i vdekur me gërvishtje dhe plagë në trup.

Autoritetet gjetën gjithashtu të ngordhur një struci dhe një majmun afër kafazit të tigrit.

Atraksionet e afërta turistike u urdhëruan të mbyllen dhe vendasve u tha që të qëndronin në shtëpi ndërsa policia kërkonte kafshët.

Tigrat Sumatran konsiderohen të rrezikuar në mënyrë kritike nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, me më pak se 400 që besohet të qëndrojnë në natyrë.

Pjesët e trupit të tigrit përdoren gjerësisht në mjekësinë tradicionale – veçanërisht në Kinë – megjithë provat dërrmuese shkencore ato nuk kanë ndonjë vlerë të madhe. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco