Serbia fillon prodhimin e vaksinës ruse dhe premton ndihmë për fqinjët

Serbia fillon prodhimin e vaksinës ruse dhe premton ndihmë për fqinjët

14:39, 06/02/2021

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se në vendin e tij do të prodhohet vaksina ruse Sputnik V dhe se do të ketë kapacitete për të furnizuar kërkesën kombëtare, por dhe për të eskportuar.

“Unë dhe presidenti Putin bëmë një marrëveshje për të filluar të gjithë procedurën e cila është e komplikuar. Ne do të flasim me ekspertët rusë se si të shpejtojmë të gjitha proceset, për të parë se çfarë na nevojitet, kështu që deri në fund të vitit do të jemi në gjendje të fillojmë prodhimin e vaksinave. Ne do të dëshironim të prodhonim më shumë për të ndihmuar të gjithë në rajon. Sepse nuk ka kuptim që ne të vaksinohemi dhe fqinjët tanë jo. Pra, kjo është diçka tjetër që ne synojmë të arrijmë”- ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq ka precizuar se do të shpenzojë 200-300 milion euro për prodhimin e këtyre vaksinave, që sipas informacione të autoriteteve mjekësore ruse kanë një efektueshmëri më të lartë se 90%. Natyrisht, sa të besueshme janë këto burime është ende objekt debati në komunitetin shkencor ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco