Pas një viti përballje me Covid-19, britaniku fillon të ecë

Pas një viti përballje me Covid-19, britaniku fillon të ecë

14:36, 06/02/2021

Pacienti që është duke u përballur më së gjati me COVID-19 në Britani të Madhe, ndërmerr hapat e tij të parë që nga marsi pasi virusi i shkatërroi mushkëritë dhe veshkat.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për 49 vjeçarin i cili ishte i paaftë për të ecur vetë për gati një vit pasi ishte shkatërruar nga efektet e Covid-19.

Jason Kelk, është një nga pacientët me “luftën më të gjatë kundër coronavirusit” në Mbretërinë e Bashkuar pasi u pranua në Spitalin St James ‘në Leeds, West Yorks, më 31 mars të vitit të kaluar.

Por ai më në fund është në rrugën e rimëkëmbjes pasi bëri hapat e tij të parë, të cilët u kapën në një video të ngarkuar në internet.

Gruaja Sue, nga Leeds, West Yorks, tha: “… Jam shumë krenare për të, me të vërtetë është një mrekulli ta shoh”.

“Ai ka arritur të ecë në vend më parë dhe kishte bërë disa hapa, por kjo ishte hera e parë që ai eci kaq gjatë. Ishte një rrugë e gjatë – rreth gjashtë deri në 10 metra mendoj se thanë”.

Jason, i cili punon në IT në një shkollë fillore lokale, kishte disa faktorë rreziku për Covid-19 të rëndë, pasi ishte diabetik i tipit dy dhe me astmë të lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco