‘Turp kulturor’: Xhamajka po përballet me mungesë të marihuanës

‘Turp kulturor’: Xhamajka po përballet me mungesë të marihuanës

13:54, 06/02/2021

Ishulli në Karaibe me më shumë se 2 milionë banorë rastafarian, po përballet me mungesë të marihuanës për shkak të faktorëve të ndryshëm të mbledhur, përfshi motin e papërshtatshëm, mungesën e fermerëve, madje dhe kufizimet gjatë pandemisë së Covid-19.

“Është një turp kulturor” ka thënë një drejtor i një kompanie që ndërlidhet me industrinë legale të prodhimit të kanabisit për agjencinë e lajmev The Associated Press. Ky shtoi po ashtu se viti i kaluar ishte “më i keqi” sa i përket humbjeve nga marihuana, e madje e quajti “qesharake” sesi vendi mund të mbetet pa të.

Megjithëse, Autoriteti i Licencimit të Kanabis, që rregullon marihuanën në Xhamajka, ka mohuar se ka mungesë të kësaj droge në treg, e të tjerë  theksojnë se ka shumë që e blejnë jashtë dyqaneve të licencuara, ku mund të kushtojë 10 herë më tepër.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, të dhënat nga Departamenti i Shtetit të SHBA tregojnë se fermerët xhamajkanë, historikisht, kultivojnë rreth 15 mijë hektarë kanabis çdo vit.

Jo vetëm një faktor mund të llogaritet si kryesor për mungesën e marihuanës, apo ganxha, siç quhet në Xhamajka. Fermerët e marihuanës janë përballë me motin e keq e të reshura të shumta që shkatërruan vitin e kaluar, dhe thatësirën që ndodhi pas tyre.\

Në vitin 2015 Xhamajka kishte miratuar Ligjin për drogën rrezikshme, duke dekriminalizuar posedimin në sasi të vogla të marihuanës, si dhe kultivimin për shfrytëzim personal. Ende ka dënime për posedim të saj, por nuk ndërlidhen me dënime penale siç ishte me legjislacionin paraprak.

Ligji ishte ndryshuar në atë kohë në atë që do të ishte ditëlindja e 70’të e Bob Marley, këngëtari xhamajkan që njëherë e kishte quajtur këtë drogë si “shëruesja e kombit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco