Lindi fëmijën e katërt, COVID-19 i merr jetën infermieres 29-vjeçare

Lindi fëmijën e katërt, COVID-19 i merr jetën infermieres 29-vjeçare

12:56, 06/02/2021

Historia tronditëse e një nëne të re në Britani që humbi jetën papritmas nga koronavirusi ka pikëlluar shumë njerëz, pasi la pas katër vajza të mitura, shkuajnë mediat.

Infermierja 29-vjeçare u infektua me koronavirus, ndërsa ajo ishte shtatzënë dhe vdiq një javë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të katërt.

Kolegët e saj në Spitalin North Tyneside në veri të Anglisë mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Becky Reagan, e cila punonte si infermiere në përballje të vazhdueshme me pacientë të infektuar me koronavirus.

Gruaja e re ka punuar në vijën e parë të betejës me COVID që nga janari i kaluar, ndërsa nëna e saj tregon se ajo e donte shumë punën që bënte.

“Ne kemi humbur një grua të mrekullueshme, një vajzë të bukur dhe nënë të katër vajzave”, tha nëna e saj, ndërsa shtoi: “Becky e donte punën e saj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco