Danimarka do të ndërtojë 'ishullin e parë të energjisë' në Detin e Veriut

Danimarka do të ndërtojë 'ishullin e parë të energjisë' në Detin e Veriut

13:16, 05/02/2021

Projekti për të ndërtuar një ishull gjigant që siguron energji të mjaftueshme për tre milionë familje i është dhënë drita jeshile nga politikanët e Danimarkës.

Ishulli i parë energjetik në botë do të jetë i madh sa 18 fusha futbolli (120,000m), por ka shpresa për ta bërë atë edhe tre herë më të madh, shkruan BBC.

Ishulli energjetik do të shërbejë si një qendër për 200 turbina me erë në det të hapur.

Është projekti më i madh i ndërtimit në historinë daneze, që kushton rreth 28 miliardë euro.

I ndodhur 80 km (50 milje) larg detit, ishulli artificial do të jetë gjysmë në pronësi të shtetit por pjesërisht do të menaxhohet edhe nga sektori privat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco