Papa: Me vëllazërimin nuk bëhet pazar, o vëllezër, o armiq!

Papa: Me vëllazërimin nuk bëhet pazar, o vëllezër, o armiq!

12:21, 05/02/2021

Në fjalën e tij, me rastin e kremtimit virtual të Ditës së parë Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor, Papa Françesku falenderoi Imamin e Madh Al-Tayyeb, Shehun Bin Zayed dhe gjykatësin Salam që “ngulën këmbë në favor të vëllazërimit”, sepse indiferenca çon në armiqësi edhe nëse nuk jemi në luftë, njoftoi Radio Vatikani.

"Motra e vëllezër. Kjo është fjala: motra e vëllezër, - e nisi fjalimin e tij Papa Françeku dhe vazhdoi: - E ripohoj vëllazërimin, veçanërisht ndaj jush, vëllai im, miku im, shoku im i sfidave dhe i rreziqeve në luftën për vëllazërim, Imami i Madh Ahmed Al-Tayyeb, që falënderoj për shoqërimin në udhën e reflektimit e t? hartimit të këtij dokumenti, i cili u paraqit para dy vitesh.

Dëshmia e tij më ka ndihmuar shumë, sepse është dëshmi e guximshme. E di që nuk ishte detyrë e lehtë. Por, së bashku me ju ia arritëm qëllimit dhe e ndihmuan njëri-tjetrin. Më e bukura është se kjo dëshirë e parë për vëllazërim u konsolidua në vëllazërim të vërtetë.

Faleminderit vëlla, faleminderit.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Lartmadhërinë e Tij Shehun Mohammed bin Zayed për të gjitha përpjekjet e bëra që kjo rrugë të vijohet. Ai besoi në këtë projekt. Besoi në t?. E mendoj edhe se është e drejtë të falënderojmë, m? lejoni, zoti gjyqtar, të përdor fjalën "enfant terribile" të gjithë këtij projekti, gjykatësin Abdel Salam, mik, punëtor, plot ide, që na ndihmoi të ecim përpara. Faleminderit të gjithëve që ngulët këmbë për vëllazërimin, sepse sot vëllazërimi është horizonti i ri i njerëzimit. Ose jemi vëllezër, ose e shkatërrojmë njëri-tjetrin.

Sot, nuk ka kohë për indiferencë. Nuk mund t'i lajmë duart. Me distancë, me indiferencë, me mosinteresim. Më lejoni të them se, ose jemi vëllezër, ose gjithçka shembet. Ky është horizonti. Horizont, mbi të cilin duhet të ndërtojmë; është sfida e shekullit tonë, është sfida e kohës sonë.

Vëllazërim do të thotë dorë e shtrirë, vëllazërim do të thotë respekt. Vëllazërim do të thotë të dëgjosh me zemër të hapur. Vëllazërim do të thotë vendosmëri në bindjet personale. Sepse nuk ka vëllazërim të vërtetë, nëse bëhet pazar me bindjet.

Jemi vëllezër, të lindur nga i njëjti at?. Me kultura dhe tradita të ndryshme, por të gjithë vëllezër. E duke respektuar kulturat dhe traditat tona të ndryshme, qytetërimet tona të ndryshme, duhet ta ndërtojmë këtë vëllazërim. Jo të bëjmë pazar me të.

Është koha e dëgjimit.

Është momenti i pranimit të njëri-tjetrit me sinqeritet.

Është koha e sigurisë se një botë pa vëllezër është një botë armiqsh.

Dua ta nënvizoj: nuk mund të themi vëllezër, ose jo vëllezër. Ta themi ashtu siç është, ose vëllezër, ose armiq. Sepse moskujdesi – kur nuk pyesim për tjetrin - është një formë shumë e hollë armiqësie.

Nuk është vetëm lufta, që bën armiq. Mjafton t? mos pyesësh. Mjafton kjo teknikë – sepse është shnd?rruar n? teknikë - ky kthim i syve nga ana tjetër, duke mos e marrë as parasysh tjetrin, sikur të mos ekzistonte.

I dashur vëlla, Imam i Madh, faleminderit për ndihmën. Faleminderit për dëshminë t?nde. Faleminderit për këtë rrugëtim, që kemi bërë së bashku.

Dua të përgëzoj Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për këtë çmim, si edhe për të gjitha përpjekjet, që po bën për paqen. Paqe, që mund të arrihet vetëm me një zemër vëllazërore. Faleminderit për gjithçka bëni.

E dashura motër. Fjalët e tua të fundit nuk u thanë se ashtu i keni dëgjuar apo se ashtu duhet, “të gjithë jemi vëllezër”. Ato jan? bindje. Është bindje e mbrujtur me dhimbje, me plagët e tua.

Vure jetën në diskutim p?r buzëqeshjen, vure n? loj? jetën për të mos mbajtur mëri e, përmes dhimbjes për humbjen e një fëmije - vetëm nëna e di ç’është humbja e fëmijës - përmes kësaj dhimbjeje, ke guximin të thuash "jemi të gjithë vëllezër" e të mbjellësh fjalë dashurie. Faleminderit për dëshminë. E faleminderit që je nëna e birit tënd, e kaq shumë djemve dhe vajzave, që sot je nëna e këtij njerëzimi që po të dëgjon dhe po mëson prej teje: ose rrugë vëllazërimi, o vëllezër, ose humbasim gjithçka.

Faleminderit, faleminderit!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco