Egjipti liron nga burgu, gazetarin e Al Jazeeras

Egjipti liron nga burgu, gazetarin e Al Jazeeras

12:16, 05/02/2021

Autoritetet egjiptiane kanë liruar Mahmoud Hussein, i cili ishte gazetar për rrjetin televiz Al Jazeera të Katarit.

Hussein ka qënë në paraburgim që nga dhjetori i 2016 me dyshimin e 'përhapjes së lajmeve të rreme’ tha sot një burim.

Gazetari egjiptian u la i lirë të enjten e kaluar shpjegoi burimi, pa dhënë detaje të tjera.

Rrjeti televiziv, Al Jazeera ka denoncuar në mënyrë të përsëritur se gazetari është ndaluar pa akuza zyrtare, pa gjyq.

Gamal Eid, kryetari i Rrjetit të OJQ-ve arabe për raportimin mbi të Drejtat e Njeriut është shprehur se autoritetet egjiptiane kanë vendosur që të lënë të lirë Hussein, por ai ‘’nuk është kthyer ende në shtëpi’.

Observatori Egjiptian për Gazetari dhe Media raportoi në Facebook se gjykata penale e Kajros vendosi të hënën për lirimin e Huseinit.

Thirrjet për lirimin e tij ishin rritur, kryesisht nga Amnesty International.

Një gjykatë kishte kërkuar lirimin e tij me kusht në maj 2019, por një javë më vonë u ngritën akuza të tjera kundër Huseinit dhe ai mbeti në paraburgim.

Mahmoud Hussein, një egjiptian i cili punonte në selinë e al Jazeera në Doha, u arrestua në fund të dhjetorit 2016, tre ditë pasi mbërriti në Egjipt, ku ai kishte shkuar për të vizituar familjen e tij.

Egjipti ishte një nga vendet arabe që ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Katarin në qershor 2017 , duke e akuzuar atë, ndër të tjera, për mbështetjen e Vëllazërisë Myslimane , të cilën Kajro e ka përshkruar si një organizatë "terroriste". 

Marrëdhëniet midis dy vendeve u rivendosën në 20 janar, 2021.

Regjimi i Presidentit Egjiptian Abdel Fattah al-Sisi , i cili ka qenë në pushtet që nga përmbysja e vitit 2013 të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohamed Morsi, i cili i përkiste Vëllazërisë Myslimane, shpesh është kritikuar nga OJQ-të për heshtjen e opozitës.
 
Kajro mohon akuzat dhe thotë se dëshiron të luftojë terrorizmin, ndërsa rrezikon paqëndrueshmërinë në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco