Navalny u kërkon mbështetësve të mos dorëzohen para kërcënimeve

Navalny u kërkon mbështetësve të mos dorëzohen para kërcënimeve

10:21, 05/02/2021

Lideri i burgosur opozitar rus Alexei Navalny u ka kërkuar mbështetësve të tij që tu rezistojnë “kërcënimeve”, duke aluduar në goditjen që Qeveria u ka bërë protestuesve në mbështetje të tij.

Përmes një mesazhi të publikuar në ueb faqen e tij, ai ka falënderuar mbështetësit duke insistuar se ata ende mund të “çlirojnë” vendin nga “hajnat dhe okupuesit”, shkruan BBC.

Navalny është arrestuar muajin e kaluar pasi ishte kthyer në Rusi disa muaj pasi ishte helmuar.

Navalny ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se kishte urdhëruar atentatin ndaj tij por Kremlini e ka mohuar përfshirjen në këtë rast.

Ai është burgosur për tre vjet e gjysmë në fillim të kësaj jave për shkeljen e dënimit me kusht.

Ndërkohë, mijëra mbështetës të tij ishin arrestuar pasi kishin dalë në rrugë me ditë të tëra për të protestuar në përkrahje të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco