Vdes papritur mjeku rus që i shpëtoi jetën kundërshtarit të Putin

Vdes papritur mjeku rus që i shpëtoi jetën kundërshtarit të Putin

08:06, 05/02/2021

Mjeku rus që trajtoi Alexey Navalny pas helmimit nga Novichok verën e kaluar në spitalin Omsk vdiq papritur në moshën 55 vjeç. 

Kjo u njoftua nga vetë spitali me një deklaratë të raportuar nga CNN, pa zbuluar shkaqet e vdekjes.

Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell fluturoi në Moskë për një vizitë delikate tre ditore: një samit diplomatik që bie në një kohë kur ndalimi i kundërshtarit numër një të Putinit, Alexey Navalny dhe goditjen e protestave dhe në kohën kur marrëdhëniet midis Rusia dhe Bashkimi Evropian janë gjithnjë e më të tensionuar dhe mund të çojnë në sanksione të reja kundër Kremlinit.

Çështja Navalny që do të dominojë në bisedimet e sotme midis Ministrit të Jashtëm rus Serghiei Lavrov dhe Borrell, i cili, edhe para se të nisej, donte të riafirmonte pozicionin e Brukselit për këtë çështje: dënimi dy-vjeçar dhe tetë-mujor i vendosur të martën për Navalny i cili është  "i motivuar politikisht", deklaroi Përfaqësuesi i Lartë, duke shtuar se Rusia dhe BE tani e shohin veten "si rivalë dhe konkurrentë dhe jo si partnerë", edhe nëse "kanalet e komunikimit kanë mbetur dhe duhet të qëndrojnë të hapura".

Ishte zëdhënësi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Peter Stano që i bëri jehonë çështjes Navalny, duke theksuar se në negociatat e Moskës me BE do të kërkojë lirimin e menjëhershëm të disidentit dhe të të gjithë njerëzve që përfunduan në qeli për protestën kundër burgosjes së tij.

 Do të jenë bisedime të vështira. 

Rusia deri më tani i është përgjigjur kritikave perëndimorëve të çështjes Navalny duke e quajtur atë si "ndërhyrje" dhe duke i kërkuar Brukselit të "mos bëjë marrëzi" të lidhjes "perspektivat e marrëdhënieve Rusi-BE me çështjen e këtij të paraburgosuri". 

Moska do të donte të "zhbllokonte" dialogun me BE "në mënyrë që të diskutojë hapur të gjitha ndryshimet ekzistuese," tha dje zëdhënësi i Putinit Dmitri Peskov. 

Por në pyetjen e mprehtë të Navalny, Kremlini nuk duket se dëshiron të bëjë një hap anash, deri në pikën që Peskov ka shkuar aq larg sa të deklarojë se nuk është e saktë të flasësh për "shtypje" për valën e ndalesave në demonstrata në mbështetje të kundërshtarit. 

"Nuk ka shtypje, ka vetëm masa të marra nga policia kundër atyre që shkelin ligjin, kundër atyre që marrin pjesë në marshime të paautorizuara," tha ai.

Policia ruse ka goditur me shkopinj në disa raste dhe akuzohet për përdorim të tepruar të forcës kundër demonstruesve paqësorë, por për Kremlinin kjo është "në kontekstin e ligjshmërisë" dhe nëse qelitë e qendrave të paraburgimit administrativ janë tani të mbipopulluara, sipas Peskov, faji u bie demonstruesve që morën pjesë në protesta të paautorizuara. 

Navalny do të kthehet në gjykatë sot për një tjetër gjyq, këtë herë akuza është se ai ka shpifur për një veteran të Luftës së Dytë Botërore. 

 Mundësia e sanksioneve mbetet në tryezë. 

Ministrat e jashtëm të BE pritet të diskutojnë "veprimin e mundshëm të mëtejshëm" kundër Moskës në 22 shkurt. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco