Mafia napolitane kërcënon ekipet mjekësore: Mos i bini sirenave, po na trembni klientët

Mafia napolitane kërcënon ekipet mjekësore: Mos i bini sirenave, po na trembni klientët

18:12, 04/02/2021

Një situatë e paprecedent po ndodh në Napoli të Italisë ku mafja ka nisur të kërcënojë me vdekje edhe ekipet mjekësore. Shkak për kërcënimet në rritje janë bërë sirenat që po ndërpresin aktivitetin kriminal të shitjes së drogës pasi klientët dhe shpërndarësit ngatërrojnë ambulancat me policinë.

Mafia napoletane në itali, ka nisur një sulm të paprecedent ndaj stafit të ambulancave pasi sirenat e tyre po ndërpresin biznesin e drogës dhe po frikësojnë klientët, pasi këta të fundit mendojnë se po vjen policia.

Sipas raportimeve nda mediat fqinjë, dy anëtarë të një bande në Napoli kanë zënë në pritë një ambulancë dhe kanë kërcënuar me vdekje shoferin e automjetit.

‘ A nuk e ke kuptuar akoma që nuk mund të ndezësh sirenat këtu’, raportohet ti ketë thënë një nga mafiozët shoferit të ambulancës, duke I shkuar pranë xhamit me motoçikletë e tij dhe duke I kërkuar ta fik në të kundërt do ta qëllojë.

Duket se zhurma e sirenës dhe dritat e ambulancës ndërhyjnë në biznesin e shitjes së drogës pasi shpërndarësit dhe klientët ngatërrojnë ambulancën me forcat e policisë.

Mes një mori raportesh të ngjashme në të gjithë qytetin, drejtuesit e ambulancës dhe personeli përgjegjës që shoqëron pacientët në ambulancë kanë kërkuar shoqërimin e policisë për t'i mbrojtur ata nga ngacmimi, dhuna dhe kërcënimet në rritje.

‘Jemi urdhëruar të mos përdorim sirena në lagjet e tjera, përfshirë Sanita dhe Traiano. Ambulanca ndez sirenën vetëm pasi të largohet nga zona,’ tha Manuel Ruggiero, një mjek i urgjencës.

Sipas raporteve, ka pasur 300 incidente të tilla ndaj ekipit mjekësor të ambulancës në Napoli në tre vitet e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco