Kina prezanton 10 këlyshë panda për të shënuar Vitin e Ri Hënor

Kina prezanton 10 këlyshë panda për të shënuar Vitin e Ri Hënor

13:34, 04/02/2021

Pekin - Dhjetë këlyshë panda bënë daljen e tyre të parë në publik  të mërkurën në mëngjes në rezervatin kryesor të Kinës për arinjtë panda, për të shënuar Vitin e Ri Hënor.

Njëra u duk e turpshme dhe e mbuloi fytyrën me të dy putrat kur pa turmën, ndërsa një tjetër u zvarrit dje iku larg nga rojtari i saj para se të kapej.

Pandat variojnë nga mosha nga 4 deri në 6 muajshe dhe të gjitha janë fryt çiftëzimi natyror, sipas Qendrës së Kërkimit dhe Ruajtjes së Kinës për Giant Panda në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Topthat me push bardh e zi e dhanë shfaqjen në një shesh lojrash në qendër të zbukuruar me dekorime të Vitit të Ri Hënor me fenerë, lojna tradicionale kineze, makina letre dhe flamuj.

"Foshnjat panda të sapolindura nga klasa e vitit 2020 ... ju urojnë një Vit të Ri të mbarë dhe shumë fat në Vitin e Kaut", bërtitën mbajtësit e tyre me pandat në krahë, ndërsa disa përpiqeshin t’u iknin.

 Shporta prej bambuje me ushqime ishin përgatitur për pandat me shkronjës kineze sipër "fu", që do të thotë fat dhe bekime.

Kjo imitonte traditën kineze të të rriturve që u jepnin zarfe të kuqe me para fëmijëve gjatë Vitit të Ri Hënor për t'u përcjellë atyre urime dhe bekime.

    Në vend të parave, pandat bebe morën ca meze të lehta. Disa prej tyre ishin kurioze për shportat, ndërsa të tjerat u shpërqendruan nga lodrat dhe zbukurimet aty pranë.

    Që nga dhjetori, ka pasur 44 këlyshë panda në të gjithë botën dhe më shumë se gjysma në Kinë.

    Kina është krenuar me përpjekjet e saj për të ruajtur një specie që ka qënë në rrezik për shumë vite. Pandat janë gjithashtu një simbol i Kinës dhe pjesë e diplomacisë së saj kulturore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco