Ky është reagimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët

Ky është reagimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët

10:27, 04/02/2021

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi ka reaguar ndaj konferencës për medie të dhënë nga përfaqësuesit e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Ai tha se e gëzon fakti që Koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, kanë ndërmarrë nismën dhe e kanë ngritur zërin për ti shprehur shqetësimet e veta edhe para objektit të Kuvendit, dhe unë për këtë i përgëzoj sepse, me këtë e shfrytëzojnë të drejtën që e ka çdo qytetar, gjegjësisht legjitimitetin e protestimit para Kuvendit.

Por sipas tij gjëja që e shtyu të reagoj është akuzimi i tyre ndaj kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  së Veriut se nuk e vë qëllimisht në Seancë plenare Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, të propozuar prej tyre, por unë i udhëzoj t'ju referohen procedurave parlamentare të cilat bazohen mbi dispozitat e Rregullores së Kuvendit, të cilat janë udhërrëfyesi im për funksionimin e drejtë të dhomës ligjvënëse.

Talat Xhaferi tregoi se pa marrë parasysh, seanca është konvokuar më 14 dhjetor 2020, që dëshmon se Propozimi është vënë në Rend dite, qoftë apo jo i pëlqyeshëm për dikë, por përsëri, ai i nënshtrohet procedurës së përcaktuar parlamentare dhe duhet ti kalojë të gjitha fazat e saj. Propozimi në fjalë, akoma nuk i ka kaluar të gjitha fazat e parashikuara për ta vënë në debat plenar, respektivisht, ai akoma nuk e ka kaluar debatin në Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë që është në fakt komisioni amë për këtë Propozim ligj dhe adresa e logjikshme e kërkimit të përgjigjes.

"Natyrisht, sapo të krijohen kushtet me rregullore, nuk do të ketë asnjë pengesë për procedimin mëtejshëm", tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco