Junta në Mianmar bllokon Facebook, ndërkohë që rritet revolta kundër grushtit të shtetit

Junta në Mianmar bllokon Facebook, ndërkohë që rritet revolta kundër grushtit të shtetit

09:19, 04/02/2021

Junta në Mianmar bllokoi Facebook në emër të sigurisë së stabilitetit të enjten dhe aktivistët thanë se të paktën tre persona u arrestuan në një protestë në rrugë kundër grushtit të shtetit që rrëzoi udhëheqësen e zgjedhur Aung San Suu Kyi.

Laureatja e Nobelit për Paqen, zonja Suu Kyi përballet me akuza për import të paligjshëm të pajisjeve të komunikimit pas marrjes së pushtetit nga ushtria të hënën, që u dënua nga Perëndimi që i bëri thirrje juntës të respektojë fitoren e madhe të partisë së saj në zgjedhjet e nëntorit.

Kundërshtimi ndaj juntës është shfaqur shumë fuqishëm në Facebook, e cila është platforma kryesore në internetin e vendit dhe mbështet komunikimet për biznesin dhe qeverinë. Mesazhet ËhatsApp të Facebook u bllokuan gjithashtu.

Facebook ishte akoma në dispozicion në mënyrë sporadike dhe demonstruesit në qytetin e dytë të vendit, Mandalay e përdorën atë për të transmetuar në internet protestën e parë të tillë të rrugës që nga grushti i shtetit, në një vend me një histori të përgjakshme të dhunimit të demonstratave.

"Protesta e njerëzve kundër grushtit të shtetit ushtarak", lexonte një nga pankartat

Grupi prej rreth 20 vetësh brohorisnin: "Udhëheqësit tanë të arrestuar, lirojini tani, lirojini tani."

Tre persona u arrestuan pas protestës, thanë tre grupe të veçanta studentore.

Rrjeti social është përdorur gjithashtu për të ndarë imazhe të një fushate mosbindjeje nga stafi në spitalet qeveritare në të gjithë vendin, me mjekët që ndaluan punën ose vunë shirita në ngjyrën e kuqe të Lidhjes Kombëtare të Demokracisë të partisë së zonjës Suu Kyi.

Fotografitë e shpërndara të mërkurën treguan se punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë po bashkoheshin gjithashtu me fushatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco