Kush është Mario Draghi, njeriu i zgjedhur nga Mattarella për të formuar një qeveri të profilit të lartë

Kush është Mario Draghi, njeriu i zgjedhur nga Mattarella për të formuar një qeveri të profilit të lartë

14:04, 03/02/2021

Mario Draghi është një ndër ekonomistët më të njohur në shtetin fqinj,Itali.

 Ai ishte President i Bankës Evropiane nga viti 2011-2019.

I lindur në Romë më 3 shtator 1947, kur ishte vetëm15 vjeç, ai së bashku me dy vëllezërit e tij përjetojnë një dramë familjare: vdekjen e dy prindërve.

Ai u diplomua në La Sapienza në Romë dhe më pas ka kryer specalizimin në MIT në Boston.

Karrierën e tij e filloi si profesor universiteti, ndërsa në vitet nëntëdhjetë filloi të punojë si Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit, një pozicion që e mbajti për dhjetë vite, nga 1991 deri në 2001.

Ai e vazhdoi karrierën e tij në Goldam Sach, më pas në 2005 u emërua Guvernator i Bankës së Italisë.

Në 2011u emërua si President i Bankës Qendrore Evropiane.

Pas rreth një viti, një fjali e Draghi hyn në histori: Me çdo kusht. 

Numri një i BQE në një fjalim në Londër,  tha se Banka Qendrore Evropiane do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar euron. 

Gjatë mandatit të tij ai duhej të merrej me krizën financiare dhe krizën në zonën e euros.

 Ai do të vlerësohet nga të gjithë udhëheqësit evropianë për menaxhimin e tij të emergjencës. 

Në 2019 ai ia dorëzoi postin Christine Lagarde.

Midis vitit 2020 dhe 2021 në dritën e një situate politike të paqendrueshme emri i Mario Draghit shfaqet për udhëheqjen e nje qeverie teknike për të kapërcyer krizën politike.

Në mbrëmjen e 2 shkurtit 2021, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella vendosi që t'ia besonte Draghit detyrën e formimit të një qeverie të profilit të lartë.

Gjatë karrierës së tij ai ka mbledhur besimin dhe vlerësimin e eksponentëve të djathtë dhe të majtë.

Ndërsa përsa i përket jetës private Draghi është përpjekur ta mbajë larg syrit të publikut.

Ai është i martuar me Maria Serenella Cappello e njohur thjesht si Serena Draghi, dhe ka dy fëmijë, Federica dhe Giacomo. 

Mario Draghi gjithashtu ka një pasion për qentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco