Grupi me dhjetë persona, tmerri i bizneseve në Itali! Zbulohet skema si kryenin grabitjet

Grupi me dhjetë persona, tmerri i bizneseve në Itali! Zbulohet skema si kryenin grabitjet

13:44, 03/02/2021

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar me iniciale L.E, i cili akuzohet për disa vjedhje dhe është dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari akuzohet për vjedhje të kryera në vitin 2018 në provincën e Pavias.

Hetimet kanë zbuluar se personi i arrestuar i përkiste një organizate kriminale, të përbërë nga dhjetë persona, ku secili prej tyre, mbante role të përcaktuara mirë.

Grupi kriminal ishte i përkushtuar ndaj vjedhjeve në dëm të bizneseve, ambienteve të kujdesit për të moshuarit dhe shtëpive private.

Sipas mediave, banda kriminale përdorte makina të vjedhura për të kryer veprimet kriminale dhe më pas i digjnin për të humbur gjurmët.

Pas veprimeve proceduriale të arrestimit, shqiptari u shoqërua për në burgun e Montacuto di Ancona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco