Pas krizës qeveritare, Italia zgjedh kryeministrin e ri

Pas krizës qeveritare, Italia zgjedh kryeministrin e ri

13:40, 03/02/2021

Pas më shumë se një ore bisedime me Presidentin e vendit, Sergio Mattarella, Mario Draghi ka pranuan të jetë kryeministri i vendit me rezervë.

Kjo zgjedhje e ish -Presidentit të BQE-së ka tronditur politikën në vendin fqinj.

‘Ne nuk do të votojmë për ekzekutivin teknik’’ është shprehur udhëheqësi politik zyrtar i M5s Vito Crimi.

Ndërsa Salvini paralajmëron: Problemi nuk është emri, por ajo që dëshiron të bëjë dhe me kë.

E kujdesshme ka qënë Forza Italia në deklaratat e saja.

Ndërsa Draghi është shprehur:

"Fitimi i pandemisë, përfundimi i fushatës së vaksinimit, rifillimi i Italisë: këto janë sfidat me të cilat do të përballem. Ne kemi mundësinë të përdorim burimet e vëna në dispozicion nga BE. Unë besoj se nga konfrontimi me palët dhe grupet parlamentare dialogu me forcat shoqërore mund të sjellin unitet dhe bashkë me të mundësinë e dhënies së një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Presidentit të Republikës për të drejtuar një qeveri të re ".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco