Jill Biden i bën dhuratën simbolike, Michelle Obamës pasi u vendos në 'Shtëpinë e Bardhë'

Jill Biden i bën dhuratën simbolike, Michelle Obamës pasi u vendos në 'Shtëpinë e Bardhë'

11:58, 03/02/2021

Miqësia e tyre e ngushtë tashmë është e njohur.

Dhe është fjala për Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Jill Biden dhe Michelle Obamën.

Dhe së fundmi Zonja e Parë e SHBA ka treguar dashurinë e saj duke i dërguar një dhuratë shoqes së saj.

Michelle Obama shpërndau në llogarinë e saj në Instagram dhuratën që mori nga Jill duke shkruar:

"Këto perime të freskëta nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë ishin një surprizë fantastike - dhe e shijshme -."

Kjo dhuratë vjen rreth dy javë pas betimit të Joe Biden dhe Kamala Harris.

Familja Biden dhe çifti Obama ishin të pranishëm.

Kjo dhuratë është veçanërisht e rëndësishme pasi Jill e di që Michelle kishte punuar shumë për të mirëmbajtur kopshtin e Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të saj si Zonja e Parë.

Përkushtimi i saj ishte pjesë e zakoneve të saj të shëndetshme dhe në vitin 2011 ajo botoi një libër rreth kopshtit me titull American Grown: The Story of the White House Kitchen Garden and Gardens Across America.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco