Merkel: Navalny duhet të lirohet menjëherë dhe të ndalet dhuna kundër protestuesve

Merkel: Navalny duhet të lirohet menjëherë dhe të ndalet dhuna kundër protestuesve

10:29, 03/02/2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për lirimin e opozitarit rus Alexei Navalny i cili është dënuar me 3.5 vite burg në Rusi.

Në një postim nga Tëitter nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert, kancelarja Merkel është shprehur: "Vendimi kundër Alexei Navalny është shumë larg nga parimi i shtetit ligjor. Navalny duhet të lirohet menjëherë. Dhuna kundrejt protestuesve paqësor duhet të përfundojë".

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në postimin e tij e ka cilësuar vendimin kundër Navalny si një goditje ndaj shtetit ligjor.

Maas kërkoi lirimin e menjëhershëm të opozitarit Navalny, duke rikujtuar se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) që në vitin 2017 ka kritikuar se procesi ligjor ndaj Nanalny është arbitrar.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco