Pasi u dënua sërish me 3.5 vite me burg, vjen reagimi nga kritikuesi i Putinit

Pasi u dënua sërish me 3.5 vite me burg, vjen reagimi nga kritikuesi i Putinit

20:06, 02/02/2021

Alexei Navalny, një nga kritikët më të shquar të presidentit, Vladimir Putin, u arrestua në kufirin rus më 17 janar për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht pasi u kthye nga Gjermania ku ishte duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor të shkallës ushtarake.

Kundërshtari kryesor i Vladimir Putin, pak çaste më parë u dënua me 3.5 vjet burg.

Ky dënim pritet të shkurtohet pasi që do të llogaritet edhe arresti shtëpiak dhe periudha e paraburgimit, raporton Reuters.

“Dikush nuk donte që unë të bëja një hap të vetëm në territorin e vendit tim si një njeri i lirë. Dhe ne e dimë kush dhe ne e dimë pse – urrejtja dhe frika e një njeriu, që jeton në një bunker, të cilin unë e ofendova duke mbijetuar kur u përpoq të më vriste”, tha Navalny.

Thuhet se Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht me burg prej tre vjet e gjysmë.

Ai u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco