Gjyqi ndaj Navalny, arrestohen 100 persona para gjykatës

Gjyqi ndaj Navalny, arrestohen 100 persona para gjykatës

14:39, 02/02/2021

Një gjykatë në Moskë pritet të marrë vendimin në lidhje me disidentin rus, Alexei Navalny.

Kritiku i Kremlinit mund të përballet me dy vite e gjysmë burg, për shkak të organizimit të protestave në të gjithë vendin, ndërsa 44-vjeçari i quan akuzat mashtrime.

Grupi rus i monitorimit OVD-Info njoftoi se 112 persona janë arrestuar pranë gjykatës të martën, e cila është e rrethuar nga shumë policë.

Kthimi i Navalny-t në Rusi, më 17 janar, shkaktoi protesta masive në mbështetje të tij, shumë prej tyre të rinj rusë që kanë përjetuar vetëm qeverisjen e presidentit Vladimir Putin.

Ai akuzon Putin për korrupsion dhe së fundmi publikoi një video në YouTube duke shfaqur një pallat luksoz pranë Detit të Zi, i cili siç pretendoi ai, ishte një dhuratë e miliarderëve rusë për presidentin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco