Shpërthen jeta pas izolimit/ Ishulli heq kufizimet e Covid, banorët nisin festën, dynden në klube nate

Shpërthen jeta pas izolimit/ Ishulli heq kufizimet e Covid, banorët nisin festën, dynden në klube nate

20:09, 01/02/2021

Pasi të gjitha kufizimet e bllokimit të Covid-19 u hoqën ditën e sotme, banorët e Ishullit Man janë dyndur nëpër klube nate dhe dyqane, duke e shijuar sërish lirinë.

Një minutë pas mesnatës së mbrëmshme, baret dhe pubet hapën dyert, ndërsa dyqanet dhe restorantet ishin të hapura sot.

Sipas vendimit, banorët e ishullit me 85 mijë banorë nuk do të mbajnë me maska, shkollat do të rihapen dhe jeta do t’i rikthehet deri diku normalitetit.

Qeveria vendase ka ndërmarrë vendimin për heqjen e kufizimeve pasi regjistroi vetëm 15 raste aktive.

Në ishull ka filluar shpërndarja e vaksinave dhe ministri i shëndetësisë David Ashford tha se të gjithë banorët do të vaksinohen deri në fund të shtatorit.

Ishulli i Manit është një territor vetëqeverisës, i vendosur në Detin Irlandez midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco