Po përpiqej të shpëtonte nxënësit e bllokuar nga uji, humb jetën punonjësi i zjarrfikësve në Greqi

Po përpiqej të shpëtonte nxënësit e bllokuar nga uji, humb jetën punonjësi i zjarrfikësve në Greqi

14:14, 01/02/2021

Moti i keq që ka goditur Greqinë ka shënuar sot një viktimë. Mediat fqinje raportojnë se një zjarrfikës u gjet i vdekur në Apalos.

Zjarrfikësi humbi jetën në krye të detyrës, teksa ishte duke shpëtuar disa nxënës të bllokuar nga uji në një shkollë fillore.

“Ndërsa ekipet e zjarrfikësve po shkonin në Apalos. Shoferi doli nga kamioni dhe uji i vrullshëm e mori përpara”, tha për protothema.gr zëvendës guvernatori rajonal , Dimitris Petrovic.

I gjithë trupa e zjarrfikësve është tronditur dhe e gjithë kjo ndërsa shiu vazhdon dhe është intensiv në të gjithë zonën e Evros.

Nga pamjet shihet teksa uji ka mbuluar rrugët duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco