Funerali i rabinit 99-vjeçar thyen të gjitha rregullat, mblidhen me mijëra persona

Funerali i rabinit 99-vjeçar thyen të gjitha rregullat, mblidhen me mijëra persona

21:16, 31/01/2021

Mijëra izraelitë ultra-ortodoksë morën pjesë në funeralin e një rabini të shquar në Jerusalem, duke shkelur masat anticovid kundër grumbullimeve të mëdha në Izrael.

Imazhe, që bota i kishte harruar që pas rënies së pandemisë, janë shfaqur së fundmi nga funerali i Meshulam Soloveitchik, i cili vdiq në moshën 99-vjeçare, pasi ishte infektuar kohët e fundit nga koronavirusi.

Ngjarja e fundit është komentuar nga mediat si një ‘minë’ ndaj procesit agresiv të vaksinimit që është duke aplikuar Izraeli, i cili është shteti me numrin më të lartë të të vaksinuarve në bazë të popullsisë.

Masat e vendosura ndaj pandemisë nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 10 personave në Izrael, por jashtë shtëpisë së rabinit që humbi jetën nga koronavirusi janë parë me mijëra persona. Pjesa më e madhe të pranishmëve nuk mbanin as maskë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco