Akuzuan Putinin për ‘pallatin e ëndrrave’, gjendet pronari i vërtetë i saj

Akuzuan Putinin për ‘pallatin e ëndrrave’, gjendet pronari i vërtetë i saj

16:18, 30/01/2021

Biznesmeni rus, Arkady Rotenberg, tha të shtunën se ai ka një pallat të madh në pjesën jugore të Rusisë, për të cilin opozitari Aleksei Navalny ka thënë se është i presidentit Vladimir Putin.

Navalny dhe fondacioni i tij kundër korrupsionit kanë publikuar një video në të cilën ata pretendojnë se pallati luksoz është pronë e presidentit rus. Videoja është shikuar mbi 103 milionë herë në internet.

Sidoqoftë, Rotenberg, që dikur ka qenë partner i Putinit në xhudo, tha se e ka blerë këtë pallat para dy vjetëve, shkruan Reuters.

“Tani nuk do të jetë më sekret, unë jam përfituesi. Ka qenë një ndërtesë më e ndërlikuar, kishte shumë kreditorë dhe unë arrita të bëhem përfitues”, tha ai, pa dhënë hollësi financiare të blerjes.

Navalnyt i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga 18 janari, nën akuzën se i ka shkelur rregullat e lirimit me kusht. Ai mund të dënohet me disa vjet burgim. Navalny u arrestua menjëherë pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku u trajtua në një spital pas helmimit me Noviçok.

Përkrahësit e Navalnyt javën e kaluar mbajtën protesta në shumë qytete ruse për lirimin e tij dhe kanë planifikuar që të mbajnë protesta të reja këtë të diel. Autoritetet kanë thënë se protestat e tilla janë ilegale dhe do të shpërndahen.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco