Kina ka vënë në veprim reaktorin e parë bërthamor të prodhuar në vend, Hualong One.
Agjencia Kombëtare e Energjisë Bërthamore e Kinës (CNNC) njoftoi se është një reaktor i gjeneratës së tretë që u instalua në termocentralin bërthamor në Fujian. Gjithashtu thuhet se reaktori ka një kapacitet prej 1.161 milion kilovat dhe në vendet e mesme të zhvilluara mund të plotësojë nevojat vjetore të familjeve me një milion njerëz
Udhëheqësi i CNNC Yu Jianfeng tha se ky reaktor është gjithashtu një konfirmim se Kina është ndër udhëheqësit botërorë në fushën e energjisë bërthamore.
Prodhuesit pretendojnë se përdorimi komercial i reaktorit të ri do të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit dhe një reaktor tjetër i tillë duhet të vihet në veprim deri në fund të këtij viti
© SYRI.net