Taksat, nafta, energjia...Basha e sqaron në detaje biznesin fason se ç'përfiton nga Programi i PD

Taksat, nafta, energjia...Basha e sqaron në detaje biznesin fason se ç'përfiton nga Programi i PD

11:31, 30/01/2021

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së Fasonëve në vend për t’u shpjeguar në detaje, çfarë ofron Programi Ekonomik i PD-së në qeverisje, në veçanti për zhvillimin e këtij biznesi.

Në bashkëbisedim, një nga sipërmarrësit e interesuar tha: “ I lexuam shumë qartë dhe me shumë kujdes ato pikat që ju shprehët, ne si grup interesi dhe që përfaqësojmë të themi sektorin fason dhe prodhues të veshjeve të këpucëve ku janë mbi 700 biznese të këtij sektori. Them 700 sepse kanë qenë 769, por për fat të keq shkak kriza ekonomike, pandemia solli edhe mbylljen e disa bizneseve. Dhe kemi pasur mbi 70 mijë punonjës që tashmë ka zbritur në rreth 55 mijë punonjës.

Ajo çfarë ne vumë re nga kjo paketë, paketë program i juaji, ishin pika shumë interesante dhe shumë stimuluese për sa i takon sektorit tonë në radhë të parë dhe shpresojmë që këto t’ju jepet mundësia të bëhen realitet. Dhe ajo çfarë ne presim dhe kërkojmë nga ju, është që ky bashkëpunim që tashmë është i lidhur të ketë një vazhdimësi dhe një bashkëpunim akoma më të përafërt, sepse ky bashkëpunim do të sillte patjetër rimëkëmbjen ekonomisë dhe patjetër do të sillte edhe rihapjen e vendeve të punës, por më kryesorja që për ne është të themi promotori çfarëdo lloj gjëje që ne bëjmë që “Made in Albania” të jetë shqiponja jonë, të jetë flamuri jonë dhe të sundojë në të gjithë Europën dhe mbarë e kënd botës. “

Lulzim Basha: Faleminderit që jeni të pranishëm sot këtu! Nuk është takimi ynë i parë. Kam pasur kënaqësinë dhe nderin të ndaj me ju gjatë gjithë këtyre viteve mendime mbi gjendjen e ekonomisë në tërësi dhe të sektorit tuaj në veçanti.

 Pa pikë diskutimi sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare, për arsyen që sapo thatë, numrin e madh të personave që punësoni. Në shumë raste këta janë edhe personat e vetëm që sjellin të ardhura në familjet e tyre. Po kështu zhvillimet e viteve të fundit, duke përfshirë edhe zhvillimet e pandemisë, nga njëra anë ju kanë dëmtuar, ju kanë goditur rëndë.

Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj, ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është që si pasojë e zhvillimeve globale, tregjet kryesore ku ju çoni produktin tuaj po mendojnë të zhvendosin apo të fuqizojnë zinxhirin e furnizimit që do të thotë që në qoftëse Shqipëria njësoj si vendet e tjera të rajonit tonë janë gati kontratat tuaja mund të rriten, mund të shumëfishohen dhe aftësia juaj për të punësuar më shumë njerëz dhe për t’i paguar më mirë mund të rritet. Natyrisht për këtë ju duhet të keni në krah shtetin.

 Ajo që kemi prezantuar dje nuk është program mrekullisht, është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Ato nuk janë premtime, janë angazhime.

Propozimet tona janë të qarta dhe janë të provuara që funksionojnë. Taksa e sheshtë 9% është një ulje jashtëzakonisht e madhe krahasuar me taksën 15% që ju paguani.

Çmimi i naftës 240 lekë të vjetra për litër karburant i shtuar në këto 8 vite. Çdo litër naftë prej ditës së parë të qeverisë të dalë nga  vota e 25 Prillit do të jetë 240 lekë më i lirë. Dhe kjo pa diskutim do të reflektohet edh në vlerën e koston e prodhimit tuaj dhe në aftësinë tuaj për të konkurruar me ofertën tuaj ne tregun Europian dhe më gjerë.

Për biznesin prodhues e njëjta masë do të merret me energjinë elektrike.

Duke subvencionuar çmimin e energjisë duke e mbajtur në të njëjtën kohë çmimin e energjisë që ju do të paguani prapë se prapë mbi koston e prodhimit sepse sot një nga problemet kryesore është abuzimi  i tmerrshëm që bëhet me energjinë  që nga burimi e deri në shpërndarje, që nga KESH-i tek OSHE-ja janë legjendare shpërdorime detyre, i paguani ju, i paguajnë shqiptarët.  Një problem i veçantë që ju prek ju si biznes eksportues është shkëmbimi i lekut me euron apo me valutat e tjera dhe ne e kemi diskutuar disa herë bashkarisht këtë si problem.

Problemi përsëritet disa herë në mënyrë  ciklike dhe zgjidhja që kemi diskutuar së bashku për t’i dhënë jetë do të jetë Fondi i Garancisë për të bërë të mundur që ju të mos të humbisni nga këto flufuacione të paparashikueshme dhe që nuk kanë lidhje  me ekonominë në tërësi, por që janë produkt i keqmenaxhimit dhe i keqqeverisjes së këtyre  8 viteve. Dhe një pikë tjetër që dua  të përmend para se të vazhdojmë diskutimit është rimbursimi i TVSH-së.

Rimbursimi i TVSH-së me të gjithë sektorët e ekonomisë është kthyer në një ankth të paparë dhe padiskutim në një kohë krize detyra e qeverisë, detyra e p[arë e qeverisë është të mos ta vonojë rimbursimin e TVSH-së. Ky është një nga angazhimet kryesore që kemi marrë  përpara sipërmarrjes në tërësi dhe para sipërmarrjes si e juaja në veçanti. 

Me dy fjalë, nuk janë premtime , por janë  pjesë e një plani konkret. Janë  angazhime me të cilat ne e nisim që në ditën e parë  të punës, t’ju vijmë në ndihmuar  ju njerëzve të punës që të ndihmoni të punësuarit tuaj që të punësoni të tjerë dhe të përmirësoni standardin e jetës së tyre, natyrisht duke bërë të mundur që të përcillni një pjesë të fitimeve që do të vijnë si rezultat i këtyre masave edhe në objektivat që kemi në raport me rritjen e mirëqenies dhe rritjen e pagave për punonjësit shqiptare.

Sipërmarrësi: Zoti Basha, të falenderojmë për mikpritjen dhe ju dëgjuam me shumë vëmendje. Donim të të shpjegonim në mënyrë shumë të sintetizuar hapat e vështirë që kemi kaluar gjatë kësaj periudhe të fundit, disavjeçare sepse është goditja e Euros që u mor dhe në nuk kemi marrë dhe sot një përgjigje apo një arsyetim se pse ndodhi gjithë ajo goditje e Euros që ra rreth, mbi 15% në mënyrë të menjëhershme dhe pa kuptim. Nuk u përkthyer kjo as në zhvillim, as në gjë por ishte kolpo për biznesin tonë si eksportues që ishim. Kolpo neto te fitimi neto.

Pastaj e dyta ishte që gjatë një periudhe të caktuar patëm një vështirësi të madhe me fillimin e punës në bujqësi në mënyrë të pakuptimtë që largoheshin njerëzit, pasi ata që punonin për ato produktet bujqësore që shiteshin dhe pastaj u bë batërdia këtu, u vesh gjithë Shqipëria jeshile, epo ne na goditi sepse i merrnin punëtorët dhe i krijonin kushte shumë më të mira paçka për një periudhë shumë të shkurtër.

E treta ishte goditja e çiftit tërmet-pandemi. Kuptohet këto nuk janë në dorë të njeriut. Ne i mirëkuptojmë sepse vështirësi natyrore mundet të ndodhin edhe në të ardhmen. Problemi është i përcjelljes, ne sot ndodhemi në një gjendje shumë të vështirë. Ne duam të përcaktojmë bashkërisht të mundshmen, siç thatë ju, angazhimet dhe ne duam angazhimet e qeverisë së ardhshme, të mundshme sepse u bënë kaq vite që ne dëgjojmë vetëm llafe të bukura, dëgjojmë vetëm premtime dhe në fund të fundit ne vemi vetëm me rezultate negative apo me, të themi spostime mbrapsht.

Ne sot vërtetë jemi në këtë fazë shumë të goditurpor ju e keni obligim që do të merrni qeverinë nesër që e para, e para është që të na shëroni biznesin shqiptar në përgjithësi dhe sektorin tonë në veçanti. E dyta të krijoni mundësinë që ky të eci pasi të shërohet me këmbët e veta.

Dhe e treta të shohim për tregjet që ju i lançuat me të drejtë në të ardhmen, pra me vizionin afatgjatë të këtij biznesi i cili s’ka për tu mbyllur kurrë sepse njerëzimi që kur lind e derisa vdes ka nevojë për tu veshur e për tu mbathur. Faleminderit!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco