Sondazhi/ Biden më popullor në ditët e para të mandatit të tij sesa Trump në katër vjet

Sondazhi/ Biden më popullor në ditët e para të mandatit të tij sesa Trump në katër vjet

18:11, 29/01/2021

Një sondazh i lëshuar të mërkurën tregoi se niveli i popullaritetit që Presidenti i SHBA Joe Biden ka në ditët e para të mandatit të tij nuk u arrit nga paraardhësi i tij Donald Trump gjatë katër viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas një sondazhi të kryer nga Universiteti Monmouth midis 21 dhe 24 janarit në një mostër përfaqësuese prej 804 personash, 54 përqind e amerikanëve shprehën kënaqësi me punën e presidentit të tyre të ri, krahasuar me 30 përqind që thanë se ishin të pakënaqur dhe 16 përqind abstenuan. Kjo do të thotë që përqindja e mbështetjes për presidentin e ri është "më e lartë se ajo që mori Donald Trump gjatë gjithë mandatit të tij", raporton “Aljazeera”.

Kurse sipas sondazhit të kryer nga Instituti Gallup në fillim të janarit, popullariteti i presidentit republikan në ditët e fundit të mandatit të tij ra në 34 përqind, që është historikisht numri më i ulët, pasi që popullariteti ishte 45 përqind në fillim të mandatit të tij dhe më pas arriti kulmin në fillim të vitit 2020 me 49 përqind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco