Lëkundet sërish Greqia/ Tërmeti godet në të njëjtin vend që shkaktoi tragjedinë e tetorit

Lëkundet sërish Greqia/ Tërmeti godet në të njëjtin vend që shkaktoi tragjedinë e tetorit

17:17, 29/01/2021

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 3.4 rihter lëkundi ishullin Samos në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 12 km në veriperëndim të Samos.

Por më shumë se lëkundja e sotme, e cila ishte e vogël, banorët janë alarmuar pasi vjen vetëm pak muaj pas tërmetit të fuqishëm 6.6 ballë në 30 tetor 2020 me të njëjtën epiqendër, që la 2 viktima në ishullin grek dhe mbi 100 në Izmir të Turqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco