Kreyparlamentari Xhaferi tha se regjistrimi nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik

Kreyparlamentari Xhaferi tha se regjistrimi nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik

13:40, 29/01/2021

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në Takimin e sotëm të punës të gjithë institucioneve tha se regjistrimi nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik. \

Sipas tij është e radhës më të ngritemi mbi këtë nxitje, është e radhës më të numërohemi mes vendeve në shoqërinë e të cilave synojmë. Realizimi i suksesshëm i regjistrimit dhe rezultatet e të njëjtit do të jenë një bazë e shkëlqyer për nxjerrjen e ligjeve dhe politikave zhvillimore të cilat janë me rëndësi thelbësore për qytetarët sepse, pikërisht ato, në përditshmërinë e tyre do të munden personalisht dhe realisht të ndjejnë suksesin apo dështimin e pushtetit lokal në lehtësimin dhe përmirësimin e cilësisë dhe standardit të jetës së familjeve të tyre.

"Shpresoj se muaji prill do të jetë konfirmim i pjekurisë së shtetit që pas plotë 20 viteve të realizojë me sukses një operacion të këtillë serioz dhe të vërtetojmë se jemi të gatshëm të bëhemi anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian.", tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco