Biden në telashe shkaku i familjes: Ky është kërcënimi që ia bëri vëllait biznesmen

Biden në telashe shkaku i familjes: Ky është kërcënimi që ia bëri vëllait biznesmen

13:10, 29/01/2021

Në mes të fushatës presidenciale, Joe Bideni, e mori vëllain e vet, Frankun, dhe e paralajmëroi.

 

“Për hir të Krishtit, ruaje veten,” i tha ai vëllait të tij për marrëveshjet potenciale biznesore, sipas një personi që kishte dëgjuar bisedën siç transmeton Politico. “Mos u kap në gjëra që, para së gjithash, ty vetë do të të lëndojnë.”

Bideni, toni i të cilit ishte edhe “serioz e edhe me shaka,” sipas personit në fjalë, dukej të dinte diçka që u bë e qartë fare vonë. Lidhjet biznesore të familjes së tij do të përbënin problem për administratën e tij e cila mesazh kryesor e ka aktualisht ri-ndreqjen e integritetit të Shtëpisë së Bardhë.

Për kohë të gjatë, presidenti është përndjekur nga marrëveshjet biznesore të të birit të tij, Hunterit. Por tash çështjet familjare kanë hyrë në një dimension tjetër.

 

Veç një javë pasi mori detyrën si president, Bidenit iu desh të jepte llogari për çështjet që lidhen me familjen e tij. Një firmë ligjore që promovonte lidhjen e Frank Bidenit me presidentin shkaktoi shumë zhurmë në ditën e Inaugurimit [20 janar]. Një hetim federal për të birin e tij, Hunterin, po hedh gjithnjë e më shumë dyshim në pavarësinë e departamentit të drejtësisë së presidentit. Dhe njëri prej vëllezërve të tij, Jamesi, më herët ka qenë i dyshuar për marrëveshjet biznesore që kishte bërë.

Donatori i Partisë Demokratike, John Morgan, u shpreh në lidhje me çështjen pas raportimit për firmën ligjore të Frank Bidenit.

“Ajo çka më tha Franku është, “Vëllai im [presidenti] më do shumë, por nëse unë loboj, do të m’i këpuste këmbët,” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco