Mbështeten 33 fëmijë me nevoja të veçanta  në Bujanoc

Mbështeten 33 fëmijë me nevoja të veçanta në Bujanoc

11:18, 29/01/2021

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka shpërndarë sot kontratat për 33 asistentë personal, të cilët do t'i shërbejnë fëmijëve me nevoja të veçanta që ndjekin procesin edukativo arsimor. 

Komuna e Bujanocit që nga fillimi i vitit shkollor 2020/2021 ka angazhuar asistentët personal për nxënësit me nevoja të veçanta, me qëllim që të asistojnë në procesin e edukativo arsimor, dhe ka ndarë buxhet të konsiderueshëm që do t'i mbulojnë pagat e tyre. 

Asistentët personal do t'i ndihmojnë fëmijëve me pengesa në zhvillim ose me invaliditet në aktivitetet arsimore dhe jashtëarsimore, duke i ofruar ndihmë të drejtëpërdrejtë teknike në lëvizje, lexim, vizatim, sqarime, përgatitje e çantës dhe të ngjajshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco